Ganimete Jashnica: Skena është vendi ku duhet të shfaqen vlerat dhe artit i mirëfilltë që të përçohet një mesazh i mirë për njerëzit

  • A.P /
  • 05 January 2021 - 18:00
Ganimete Jashnica: Skena është vendi ku duhet të shfaqen vlerat dhe artit i mirëfilltë që të përçohet një mesazh i mirë për njerëzit

Intervistë me këngëtaren GANIMETE JASHANICA

Një ndër këngëtaret e rralla të estradës shqiptare, e cila nuk pranojë, ta bastardojë muzikën e pastër shqipe, është këngëtarja e mirënjohur Ganimete Mehmeti - Jashanica.

"Gjurmë lashtësie", "Fryjë moj erë", "Vala e Lumit", "Iku dita", "Dashuria e fshehur", "Dy vjet në ty mendojë", "Mëkatar" e shumë këngë të tjera, janë vetëm disa nga hitet që emrin e Ganimete Jashanicës do ta bëjnë të paharruar në muzikën shqipe.

Image

Si asnjëherë më parë, në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", këngëtarja e njohur shqiptare Ganimete Jashanica, rrëfehet për shumë gjëra nga fëmijëria, jeta dhe karriera, të cilat ju ftojë ti lexoni në vijim.

"Kosova Sot Online”: Kënga e fundit që keni lansuar është “Bukë e krypë e zemer me Dibranë”, sa jeni ndarë e kënaqur me realizimin e këngës, dhe kush janë autorët, pasi kjo këngë ka një histori të veqantë?

Ganimete Jashanica: Po, kënga ime e fundit është "Bukë e krypë e zemër me Dibranë", mendoj që është e realizuar mjaftë mirë, interpretimi i mirë, autorët e kësaj kënge janë Përparim Tomqini, një kompozitor i njohur nga Shqipëria, i cili në kohën e pandemisë ndërroi jetë. Ka qenë një kompozitor i shkëlqyer, që është njohur me shumë këngë në regjionin mbarëshqiptar, edhe tekstin e ka punuar ai.Këngën e punoi gjatë luftës në kohën kur unë kam qëndruar në Dibër të madhe, sepse ai ka qenë nga Peshkopia, dhe unë e këndova atë këngë, në disa koncerte humanitare sa isha në Dibër. Derisa orkestrimin e këngës e ka bërë Naim Krasniqi, kompozitor me të cilin kam bashkëpunuar gjithë jetën, i falenderohem për jetë e mot, për të gjitha realizimet që bëri për mua, pasi e kemi një bashkëpunim shumë miqësor, ndoshta mund ta them edhe vëllazëror.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Ganimete Jashanica: Është e vërtetë, që vitet e fëmijërisë na lënë mbresë të gjithëve, edhe për mua ishte ashtu. Kam nostalgji të madhe për mëngjeset e hershme, kur e mbarë familja zgjohej në mëngjes, duke kënduar këngët që i dëshironte. Kemi pasur në Nënë, shumë kuzhiniere të mirë, e cila gatuante për ne, më mungojnë edhe ato aromat e gatimeve të saja.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Ganimete Jashanica: Drejtën të them, nuk më është ofruar ndonjëherë, ndonjë këngë, e cila nuk i është përshtatur karakterit tim. E ceka edhe më herët që bashkëpunimi me Naimin ka qenë mjaftë i mirë dhe qdoherë i ka punuar këngët e mia, edhe nëse e kam marrë ndonjë këngë nga ndonjë kompozitor tjetër, orkestrimin e ka bërë Naimi dhe përherë iu ka përshtatur karakterit dhe modusit tim të interpretimit.

Image

“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Kosova po përballet me luftën kundrejt koronavirusit (COVID-19), si i kalojë këta muaj Ganimetja, duke marrë për bazë se gjatë vitit 2020 mbrëmjet muzikore dhe dasmat u anuluan nga Qeveria?

Ganimete Jashanica: Asnjëherë nuk do ta kisha besuar që do ta përjetonim një sëmundje të tillë, e cila ka ndikuar shumë te njerëzit si fizikisht ashtu edhe psiqikisht.Izolimi, ndërprerja e punës, kufizimi i jetës nuk ka qenë i lehët. Unë gjatë kësaj kohe kam punuar, pjesën tjetër e kam kaluar në shtëpi me familje. Shpresojë të kalojë sa më shpejtë dhe të ketë sa më pakë pasoja. Kam kohë që nuk këndojë nëpër mbrëmje muzikore dhe nuk është që ka ndikuar tek unë, sikur qysh ka ndikuar te kolegët e mi. Uroj që t'i kthehen sa më shpejtë ahengjeve dhe festave.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Ganimete Jashanica: Dita më e lumtur e jetës time është ardhja e fëmijëve të mi në jetë.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Ganimete Jashanica: Sipas meje, dhe besoj sipas shumicës së njerëzve skena nuk është vendi ku duhet të provokohet. Skena është vendi ku duhet të shfaqen vlerat dhe artit i mirëfilltë që të përçohet një mesazh i mirë për njerëzit.

Image

“Kosova Sot Online”: Gjatë vitit 2020 u shuan fizikisht artistët që lanë gjurmë në muzikën shqipe si: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja e Shahindere Bërjalolli, a është momenti i fundit që shteti t'i kushtojë vëmendje më shumë artistëve?

Ganimete Jashanica: Humbja më e madhe gjatë kohës së pandemisë, ka qenë vdekja e shumë artistëve, të cilët nuk patëm mundësi t'i nderonim ashtu si e meritonin. Vdekja e tyre, ka qenë humbje e madhe për artin shqiptar. Mendoj që artisti duhet vlerësuar dhe respektuar sa është gjallë. As institucionet, as shoqëria por as ne vetë artistët nuk kemi bërë mjaftueshëm për këta artistë të pashuar sepse arti i tyre dhe arti që lanë pas nuk vdesin asnjëherë. Me shpresë që institucionet tona do t'ia dinë vlerën artistëve të mirëfilltë, dhe do të kontribojnë në mirëqenien e tyre edhe sa ata të jenë gjallë.

Image

“Kosova Sot Online”: Si ishte viti 2020 për Ganimeten?

Ganimete Jashanica: Viti 2020, përpos që më ka munguar shumë familja, që të mund të takohem me ta, nuk mund të them që ka qenë shumë i keq. Kam qëndruar në shtëpi, afër familjes, kam gatuar gjëra, që ndoshta ka vite që nuk i kam gatuar, kam qëndisur për ta humbur kohën, dhe kam pasur mjaft ftesa nëpër rrjetet sociale, intervista të ndryshme, e kam kaluar kohën afër familjes dhe adhuruesve të mi, të t e duan dhe e qmojnë punën time. Prandaj nuk do ta kisha quajtur vitin 2020, si të dhimbshëm, sepse ka pasur edhe anë pozitive të këtij viti.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2021 - të's?

Ganimete Jashanica: : Sa herë po pyetem në intervista të ndryshme, për planet e mia dhe unë po i tregojë, ato nuk po më realizohen. Kështu që le të mbesin befasi edhe për adhuruesit, edhe për ju si gazetë, për vitin 2021, çfarë planesh kam. Çdo plan dhe çdo këngë që do ta realizojë ju do të informoheni i pari. Me nderime.

Image

“Kosova Sot Online”: Cilat janë tri gjërat që ëndërron t'i ralizosh deri në fund të jetës?

Ganimete Jashanica: Në kokën time, sillen shumë ëndrra të parealizuara, që do të kisha pasur dëshirë t'i realizojë. Nuk janë vetëm tri, janë shumë, shumë gjëra që do të doja t'i realizoja gjatë jetës time.

Dhashtë Zoti t'a kem shëndetin, dhe unë t'i jetësojë disa këngë kur unë isha fëmijë dhe i interpretonte Nëna ime shumë bukur. Por kam edhe shumë plane të tjera të cilat, të cilat do dëshiroja t'i realizojë, por një gjë le ta dinë adhuruesit e këngës time, se unë do t'i mbetem besnike për jetë e mot adhuruesve të këngëve të mia gjersa të jem gjallë.

Image

“Kosova Sot Online”: Për fund, cila është motoja dhe urimi i Ganimete Jashnicës, për Vitin e Ri 2021?

Ganimete Jashanica: Dhashtë Zoti, që në vitin 2021 ta kalojmë pandeminë dhe ta kemi shëndetin. Dhashtë Zoti, që partitë politike, të cilat do të vijnë në pushtet, të punojnë për mirëqenien e popullit dhe për rimkëmbjen ekonomike, që partitë politike të respektohen njëra më tjetrën dhe të mendojnë më shumë për popullin sesa për vete.

Intervistoi: Armend Preteni

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)