‘Do bëj dasmë gjigante’, këngëtarja shqiptare pranon për herë të parë se është në një lidhje

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 19:05
‘Do bëj dasmë gjigante’, këngëtarja shqiptare pranon për herë të parë se është në një lidhje

Këngëtarja shqiptare, Rovena Stefa ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.

Por, pasditen e sotme, ajo ka pranuar se është në një lidhje dashurie dhe ka plane serioze.

Ajo u shpreh se dëshiron një dasëm të madhe ku të ketë mundesi të ftoj 2000 veta.

“E kam shtyrë që të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Dikush thotë që ç’e do gjithë atë zhurmë, unë dua të gëzohet i madh dhe i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë, domethënë është i ftuar. Kam pritur shumë vite që të martohem”, u shpreh këngëtarja.

(Kosova Sot Online)