Vajza na vjen keq, por “Xhanin” e rrëmbeu një italiane

  • G.G /
  • 13 January 2021 - 11:00
Vajza na vjen keq, por “Xhanin” e rrëmbeu një italiane

Donzhuani i serialeve turke, Can Yaman nuk është më beqar. Aktori me origjinë shqiptare dhe shumë i famshëm nga roli i “Xhanit” njihet për flirtet e tij me vajzat e showbizit, jo vetëm atë turk, por edhe italian e madje fama e tij ka shkuar deri në Spanjë, ku nuk kanë qenë të pakta herët kur është përfolur për lidhje me vajzat e ekranit atje.

Këtë herë me fakte gazeta italiane “Chi” zbulon se Can është në një lidhje me prezantuesen Diletta Leotta. Dyshja janë parë duke shkëmbyer puthje pasionante teksa kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë.

Madje edhe vetë dy protagonistët kanë publikuar foto nga i njëjti hotel, ku prezantuesja është shfaqur me një buqetë me lule ndërsa Can plot me dhurata duke falenderuar fansat.

Yaman shpeshherë i ka mohuar lidhjet e tij me vajzat e showbizit, por këtë herë që kemi fakte, nuk ka nga t’ia mbajë!

(Kosova Sot Online)