Biskotat e ëmbla që zbuluan gjininë e bebit të dytë të Granitit dhe Leonitës

  • G.G /
  • 28 January 2021 - 10:19
Biskotat e ëmbla që zbuluan gjininë e bebit të dytë të Granitit dhe Leonitës

Leonita dhe Granit Xhaka do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë e këtë lajm e ndanë me ne pak ditë më parë përmes një fotoje shumë të bukur. Çifti shfaqeshin duke pozuar para pasqyrës teksa vogëlushja e tyre Ayana puthte barkun e rrumbullakosur të së ëmës.

Shumë shpejt, Leonita e Graniti kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës. Ayana do të bëhet me motër.
Leonita e zbuloi gjininë përrmes disa biskotave rozë ku shkruhet se bebi është vajzë. Në një prej biskotave shkruhet “Motra e madhe Ayana”, e cila me siguri po e pret me padurim bebushen.

“Familja jonë po rritet, mezi po presim të të takojmë”-shkroi Xhaka.

(Kosova Sot Online)