Nuk i bashkon më vetëm Hana! Mozzik dhe Loredana kalojnë kohën me njëri-tjetrin në Tiranë

  • G.G /
  • 30 January 2021 - 11:50
Nuk i bashkon më vetëm Hana! Mozzik dhe Loredana kalojnë kohën me njëri-tjetrin në Tiranë

Mozzik dhe Loredana janë dyshja më e komentuar e momentit për shkak se përfliten ende për ribashkimin e tyre. Reperi e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë, ama faktet tregojnë të kundërtën. Së fundmi dyshja nisën të ndiqeshin sërish në Instagram, jo në profilet e tyre, por diku tjetër. Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të ka filluar të ndjekë Mozzik. Madje në faqen e biznesit të saj, Loredana ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe Mozzik.

Sakaq, 2 ditë më parë të gjithë fansave ju tërhoqi vëmendjen një koment që reperja la në profilin e Mozzik në TikTok. Reperi postoi një video “funny” dhe Loredana i la një koment me disa emoji. Siç duket Loredanës nuk i ka pëlqyer shumë përmbajtja e videos, sepse ky emoji nënkupton mërzitje dhe zemërim.

Kurse ditën e sotme Loredana ka luajtur një “lojë” të vogël me fansat e saj. Reperja ka udhëtuar drejt Tiranës dhe ka darkuar së bashku me Mozzik e disa miq të tjerë të tyre në një restorant në kryeqytet. As njëri dhe as tjetri nuk e ka treguar që janë bashkë, por si e morëm vesh ne këtë gjë? Loredana ka postuar në Instagram një foto, në të cilën shihet dora e saj duke mbuluar një person në sfond. “Kush është?”, ka shkruar reperja përkrah fotos.

Nga silueta kuptohet lehtësisht se është Mozzik. Përveç kësaj ajo ka publikuar një foto të gishtit të saj dhe të Mozzik, në të cilën bien në sy dy tatuazhe që ata kanë gdhendur. Të njëjtën foto ata e kanë realizuar edhe në vitin 2018-të dhe e kanë ripërsëritur tani që janë bashkuar sërish me njëri-tjetrin.

Siç kuptohet tashmë, Mozzik dhe Loredanën nuk i bashkon më vetëm Hana, sepse janë kudo me njëri-tjetrin.

(Kosova Sot Online)