‘Forcohet’ LDK-ja, i bashkohet Fero

  • G.G /
  • 02 February 2021 - 11:23
‘Forcohet’ LDK-ja, i bashkohet Fero

Shumica e artistëve kosovarë në kohë të zgjedhjeve tregojnë preferencat e tyre politike. Në mesin e tyre është edhe reperi Fero.

Ai është parë shumë i afërt me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë javëve të fundit..

Fillimisht ishte takuar me anëtarin e LDK’së, Gani Gecin, me të cilin kishin publikuar edhe një fotografi.“Përshëndetje nga Gjilani bashkë me Feron edhe artistët e rinjë të gjithë me LDK”, kishte shkruar Geci në Facebook, kur kishte njoftuar për takimin me të.

Por, Fero i ka vazhduar takimet me zyrtarë të kësaj partie edhe mbrëmë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Fero ka treguar se është takuar edhe me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Hazirin dhe kandidaten për deputete, Valentina Bunjaku-Rexhepin.

Nuk dihet nëse artisti do t’i bashkohet kësaj partie, apo vetëm ka miqësi me këta zyrtarë.

(Kosova Sot Online)