Mbi 2 milionë njerëz mblidhen në koncertin e Shakirës

  • A.P /
  • 04 May 2026 - 14:02
Mbi 2 milionë njerëz mblidhen në koncertin e Shakirës

Ylli kolumbian i pop-it, Shakira, ka dhuruar spektakël për më shumë se 2 milionë njerëz në plazhin legjendar të Copacabana Beach, në një koncert madhështor nën dritën e hënës së plotë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

E veshur me ngjyrat e Brazilit, artistja 49-vjeçare doli në skenë pas orës 23:00, ndërsa qielli u ndriçua nga dronë. Në një mesazh në portugalisht, ajo i tha turmës:

 

“Brazil, të dua! Është magjike të jemi miliona shpirtra bashkë për të kënduar dhe për t’i kujtuar botës çfarë ka rëndësi.”

Koncerti, i zhvilluar përballë hotelit ikonë Copacabana, përfshiu hitet më të njohura, ndërsa spektakli u shoqërua me 10 ndërrime kostumesh dhe një skenë gjigante mbi 1,300 metra katrorë. Në skenë iu bashkuan edhe emra të mëdhenj të muzikës braziliane, duke e kthyer koncertin në një festë të kulturës latino-amerikane. Kryebashkiaku i Rio-s, e cilësoi eventin historik, ndërsa theksoi se “2 milionë njerëz dëshmuan një moment unik për qytetin”.

Image

(Kosova Sot Online)