
Lexoni edhe:
Mbi 2 milionë njerëz mblidhen në koncertin e Shakirës
Një moment i paprecedentë ka ndodhur gjatë transmetimit live të spektaklit Ferma VIP, ku një nga konkurrentet, Ola, ka fyer rëndë prezantuesen Arbana Osmani duke e quajtur me një term ofendues "kuçkë", transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku ka shprehur indinjatë dhe ka ngritur pikëpyetje mbi vazhdimin e qëndrimit të konkurrentes në spektakël.
Mbi 2 milionë njerëz mblidhen në koncertin e Shakirës
Lexoni edhe:
Shumë ndjekës e kanë cilësuar sjelljen si të papranueshme për një format televiziv të drejtpërdrejtë.
Nga ana tjetër, reagimi i Arbanës është vlerësuar gjerësisht, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".Ajo u përpoq të menaxhonte situatën me qetësi dhe profesionalizëm, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të debatit.
Ky konsiderohet si një nga rastet e rralla në televizionin shqiptar ku një prezantuese është fyer në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë gjatë një transmetimi live, duke hapur debat mbi etikën dhe kufijtë e sjelljes në reality show.
(Kosova Sot Online)