Me gjoksin bombastik në plan të parë, Enca Haxhia ngre temperaturat e veshur me bikini

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 08:08
Me gjoksin bombastik në plan të parë, Enca Haxhia ngre temperaturat e veshur me bikini

Në këto ditë të ftohta, Enca Haxhia ka vendosur të bëjë pak pushim dhe të ngrejë temperaturat.

Kjo sepse këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram foto e video, teksa shfaqet e veshur me bikini duke shijuar rrezet e diellit.

Flokët e gjatë, kishte zgjedhur t’i linte të lëshuara, teksa mbi kokë mbante edhe një palë syze dielli.

Vëmendjen e mori menjëherë gjoksi bombastik i artistes, e cila kishte bërë edhe make up.

“Arratisjen” këngëtarja nuk e ka bërë vetëm, sepse po shoqërohet nga motra e saj e vogël, Uindi.

Enca është shumë aktive në rrjete sociale dhe mundohet që pothuajse çdo gjë nga jeta e përditshme ta ndajë me fansat e saj.

Aktualisht ajo po shijon suksesin e bashkëpunimit me Don Xhonin, të titulluar “Break Down”.

(Kosova Sot Online)