Vajzë me fat! Alban Hoxha surprizon Çiljeta Xhilagën në mënyrën më të bukur për ditëlindje

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 10:42
Vajzë me fat! Alban Hoxha surprizon Çiljeta Xhilagën në mënyrën më të bukur për ditëlindje

Çiljeta Xhilaga ka lindur në 5 shkurt 1985 dhe sot feston 36-vjetorin e lindjes. Këngëtarja e njohur feston këtë ditëlindje në një moment shumë të vështirë pasi pak ditë më parë ajo humbi babanë e saj. I ati i Çiljetës u infektua me Covid-19 dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën e vështirë. Lajmin e trishtë e dha vetë Çiljeta, që i bëri një dedikim shumë të ndjerë të atit pas ndarjes së tij nga jeta.

“O zemra ime ti, qe dhe nje liber te shkruaj per ty nuk mbarojne fjalet cfare njeriu ke qene ti dhe cfare babai shembullor… Kurre s’me ka munguar asgje qe femije, vetem fale teje. Me dhe cdo gje ne jete, e mbaj mend si tani kur me coje ne kurs anglishteje e italishteje qe femije, kur me coje ne kursin e notit e ne cdo vend tjeter ku kisha une deshire. Me mbeshtete ne cdo gje hap timin ne jete, te drejte apo te gabuar, per mua ke qene babai ideal dhe jam krenare qe kam mbartur nga ty virtytet me te mira: dashamiresine dhe zemren e bardhe. Te pakten endrren time me te madhe e realizova, te bera gjysh o zemra ime ti, qe vetem kur te permendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur nje vend te mire ne Xhenet afer Profetit tone MUHAMED Te dua pergjithmone babush!! E falenderoj pa fund te gjithe e ekipin e mjekeve infermjereve te spitalit “Shefqet ndroqi” bashke me Prof.Perlatin per te gjithe perkushtimin qe treguan deri ne frymen e fundit sdo ta harroj kurr humanizmin tuaj”, shkroi Çiljeta në rrjete sociale.

Megjithatë partneri i saj, Alban Hoxha, ja ka zbukuruar këtë ditë speciale me një dhuratë shumë unike. Çiljeta ka zbuluar se portieri i njohur ka blerë një yll dhe i ka vendosur emrin e partneres. Këngëtarja duket se është emocionuar shumë nga dhurata, ndaj nuk ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit në Instagram.

“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e bukur”, shkruan ajo.

Më pas ajo ka postuar foton e një kartoline, në të cilën shkruhet: “Me dashuri nga Albani”.

Kjo nuk ka qenë dhurata e vetme që ka marrë Çiljeta, sepse Albani i ka bërë edhe një shportë të mbushur me trëndafila dhe çokollata të ndryshme. Epo pas gjithë këtyre dhuratave kaq të bukura, me siguri Çiljeta duhet të ndjerë vajza më me fat në botë!

(Kosova Sot Online)