Angelina Jolie nxjerr në shitje dhuratën miliona dollarëshe të Brad Pitt, por pse?

  • G.G /
  • 08 February 2021 - 11:22
Angelina Jolie nxjerr në shitje dhuratën miliona dollarëshe të Brad Pitt, por pse?

Angelina Jolie po shet në ankand për miliona dollarë pikturën e Winston Churchill, që u ble për të nga Brad Pitt si një dhuratë, thonë burime për “Page Six”.

Por burimet nuk kanë thënë pse Jolie po kërkon ta shesë dhuratën e shtrenjtë.

Pitt, 57 vjeç dhe Jolie, 45 vjeç, janë ende të përfshirë në një betejë të pafund divorci pasi njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2016.

Piktura e vitit 1943 e Churchill u ble për herë të fundit nga tregtari i antikave në New Orleans M.S. Rau në vitin 2011, për 2.95 milionë dollarë nga një blerës pa emër, dhe përfundoi në koleksionin e familjes së Jolie. Burimet tregojnë për Page Six se blerësi në atë kohë ishte koleksionisti i apasionuar i artit Brad Pitt, i cili ia dhuroi atë Jolie.

Burimet thanë më tej se roli i Pitt në dramën e Luftës së Dytë Botërore të Quentin Tarantinos, (2019) “Inglourious Basterds”, ndihmoi në frymëzimin e interesit të tij për veprën e Churchill. Çifti hollivudian gjithashtu thuhet se dikur vizitoi bashkë Dhomat e Luftës së Churchill në Mbretërinë e Bashkuar në një turne privat.

Piktura, “Tower of the Koutoubia Mosque”, u krijua nga Churchill për Presidentin Franklin D. Roosevelt dhe vlerësohet të arrijë deri në 3.4 milionë dollarë sipas Christie’s.

Para se Pitt ta blinte, piktura u transferua nga Roosevelt te djali i tij Elliott, i cili e shiti atë në vitin 1950 te një koleksionist arti në Nebraska. Më vonë iu shit një prodhuesi të filmit, Norman G. Hickman. Piktura u la më pas te të afërmit e Hickman pasi ai vdiq dhe mbeti në një dollap për 15 vjet derisa u shit nga Rau.

(Kosova Sot Online)