“Mos luani me mua kur vjen puna tek fëmijët e mi”, Kim Kardashian iu përgjigjet atyre që dyshuan në talentin e të bijës

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 07:37
“Mos luani me mua kur vjen puna tek fëmijët e mi”, Kim Kardashian iu përgjigjet atyre që dyshuan në talentin e të bijës

Kim Kardashian u vu dje në qendër të kritikave, pasi postoi një pikturë të cilën tha se e kishte pikturuar e bija, North.

Shumë fansa të bukuroshes brune filluan të aludonin se ishte e pamundur që një fëmijë 7-vjeç të mund të bënte një pikturë të arrirë e duke akuzuar Kim se po gënjente.

Madje ata thanë se ajo kishte modifikuar foton, duke vendosur emrin e së bijës në pikturë.

Por pas gjithë këtyre kritikave, Kim ka reaguar, duke i kthyer një përgjigje të gjithëve atyre që ende dyshojnë për talentin e North.

“Mos luani me mua kur vjen puna tek fëmijët e mi!!! Vajza ime dhe mikesha e saj e ngushtë kanë kohë që ndjekin një kurs serioz për pikturë në vaj, ku inkurajohet dhe ushqehet talenti dhe krijimtaria e tyre.

North ka punuar jashtëzakonisht shumë në krijimin e pikturës së saj, e cila ka marrë disa javë për t’u kompletuar. Si nën krenare, doja ta ndaja punën e saj me të gjithë ju.

Por po shoh shumë mesazhe në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme, të postuara nga të rriturit të cilët dyshojnë nëse fëmija im e ka pikturuar këtë peizazh të bukur.

Si guxoni t’i shihni fëmijët duke bërë gjëra të mrekullueshme, dhe më pas përpiqeni t’i akuzoni ata për mashtrim dhe ta mohoni faktin se janë të jashtëzakonshëm?!

Ju lutem ndaloni së turpëruari veten me komente negative, dhe lejojeni çdo fëmijë të jetë i mrekullueshëm. North West e ka realizuar këtë pikturë dhe pikë”, shkroi ajo në një status në Instastory.

(Kosova Sot Online)