“Nuk më kishte ndodhur kurrë”, Blero flet për lidhjen me Afronën, si nisi gjithçka

  • G.G /
  • 14 February 2021 - 09:48
“Nuk më kishte ndodhur kurrë”, Blero flet për lidhjen me Afronën, si nisi gjithçka

Blero dhe Afrona Dika janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre në shtator të 2019-ës, ndërsa së fundmi të ftuar në emisionin “Rudina”, ata kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.  Blero tregoi se gjithçka nisi nga një ftesë në facebook dhe se gjysmë ore pasi kishte biseduar me Afronën e prezantoi atë tek gjithë familjarët e tij.

Më tej, ai shtoi se ndërsa nuk kishin kaluar shumë orë pasi e kishte prezantuar me familjen, ata ishin takuar bashkë në Zvicër. Ai gjithashtu theksoi se funksionimi i lidhjes së tyre është meritë e Afronës me edukatën e saj familjare, ndërsa shtoi se kjo e fundit e don dhe e respekton shumë vajzën e tij, Tarën dhe për këtë ndihet shumë krenar.

“Unë po pija cigare jashtë dhe duke komunikuar me Afronën më çoi një foto, shkova brenda dhe ishim 20 a 30 veta dhe i thashë ndalun veç pak, a po ju pëlqen kjo? Ata thanë oo sa e bukur. Ne sa nisëm të flisnim, ishte dita e parë, ora e parë. Unë bëra një selfie me familjen dhe ia çova. E prezantova Afronën me familjen në gjysmë orën e parë, zakonisht nuk kam tek familja t’i them a po ju pëlqen kjo, nuk ka ndodhur kurrë në jetë”, shprehet Blero.

Nga ana tjetër, modelja rrëfeu se është përballur me paragjykime për lidhjen me Bleron, i cili vinte nga një divorc dhe kishte një vajzë. “Në fillim e kam pasur shumë të vështirë, pastaj me kohë u ambientuan dhe njerëzit. Në fillim kam marrë shumë paragjykime, kam marrë shumë komente negative shkaku i situatës ngaqë ka qenë një herë i martuar dhe ka fëmijë.“, u shpreh Afrona. 

(Kosova Sot Online)