Orinda dhe Turi prindër për herë të parë?

  • G.G /
  • 18 February 2021 - 16:44
Orinda dhe Turi prindër për herë të parë?

Dëbora zbardhi pas shumë vitesh kryeqytetin pikërisht në ditën e të dashurarve. Kjo shërbeu që shumë personazhe të botës së skenës dhe ekranit zgjodhën të postojnë në rrjetet e tyre soociale, foto kryesisht të mbushuara me dedikime dashurie.

Fotoja që ngriti dyshime ka qenë ajo e postuar nga Orinda Huta në rrjetin e saj social në Instagram.

Moderatorja në këtë foto është shfaqur në ballkonin e shtëpisë me në sfond bardhësinë e borës, ku krahas fotos ajo shkruan: “Shtëpi” dhe “E bekuar”.

Në këtë foto çifti shfaqen të përqafuar dhe duke i vendosur duart tek barku i saj, nga ku lindin dyshimet se mos vallë moderatorja është në një pritje të ëmbël?

Ky dyshim vjen jo vetëm për mënyrën sesi janë shfaqur në foto, por edhe nga komentet që mikeshat e saj kanë bërë në këtë postim.

Moderatorja e njohur shqiptare, Xhemi Shehu, i ka lënë 3 zemra si koment, që lë vend për dyshime se këto zemrat mund të përfaqësojnë nga një për secilin.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Marçela Lati, e cila ka zgjedhur ngjyrën rozë për zemrën e 3-të në komentin e saj në foto dhe kjo mund të jetë dhe një e dhënë për gjininë e fëmijës, gjithmonë nëse moderatorja është shtatëzënë.

Nga ana tjetër, përgjigjia e Orindës për të dyja mikeshat është e njëjtë, ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet secilës me nga gjashtë zemra.

Për momentin, ky mbetet vetëm një aludim, dhe mbetet për t’u parë nëse Orinda dhe Turi do ta konfirmojnë ose jo.

https://www.instagram.com/p/CLRWan2DF_X/?utm_source=ig_web_copy_link

(Kosova Sot Online)