Virusi hodhi “valle” në koncertin e saj, Fifi i kthehet fansave: “Kam 11 muaj pa punë”

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 12:54
Virusi hodhi “valle” në koncertin e saj, Fifi i kthehet fansave: “Kam 11 muaj pa punë”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, publikoi dje një video nga një koncert që ka mbajtur për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në videon që këngatërja publikoi dalloheshin qindara qytetarë që festonin dhe kërcenin nën ritmet e këngëve patriotike që ajo këndonte, duke thyer çdo rregull të pandemisë që po e vuan i gjithë rruzulli tokësor.

Pas publikimit të kësaj videoje, kanë qenë të shumta kritikat drejtuar këngëtares, e cila sipas tyre nuk ka marrë parasysh pasojat që mund të ketë sjellë gjithë ky tubim njerëzish.

Sulmeve drejtuar saj, Fifi iu përgjigj me disa video në InstaStory, ku sipas saj ajo ka sakrifikuar duke rrezikuar veten në mes të gjithë atyre individëve pa maska që përqafoheshin e festonin Pavarësinë.

“Mos prekni aty ku nuk duhet, se jam 11 muaj pa punë, unë dhe të gjithë artistët e tjerë”, u është drejtuar Fifi ndjekësve të saj.

Por a e justifikon ky fakt, rrezikun që ajo ka marrë përsipër në një kohë kur pandemia po sjell gjithnjë e më shumë shifra të frikshme të të infektuarve dhe të atyre që po e humbasin betejën me këtë armik të padukshëm?!

A ia ka vlejtur vallë shuma monetare që këngëtarja ka marrë, në kurriz të shumë jetëve që janë rrezikuar nga ky koncert?!

Artistët kanë një impakt të madh në publik, ndaj dhe pritet një përgjegjshmëri më e madhe nga të gjithë ata.

https://www.instagram.com/p/CLaTDKRnEr5/?utm_source=ig_web_copy_link

(Kosova Sot Online)