Super festë ditëlindjeje në përvjetorin e dytë të Zërit! (Pamjet)

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 14:59
Super festë ditëlindjeje në përvjetorin e dytë të Zërit! (Pamjet)

Para dy vitesh erdhi në jetë fëmija i parë një prej çifteve më të përfolur të ekranit, Gjiko dhe Elita Rudi, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri.

Bukuroshja e ekranit, Elita Rudi, ka shpërndarë momente nga festimi i 2-vjetorit të së birit. në InstaStory-n e llogarisë në Instagram të Zërit, të cilin e menaxhon ajo.

Siç duket nga pamjet e publikuara në rrjete sociale , i vogli i çiftit po e feston ditëlindjen në ambientet e kopshtit së bashku me fëmijët e tjerë të pranishëm.

Zëri mban veshur një këmishë, që siç duket nuk e preferon shumë, pasi bashkëngjitur me foton e djalit të çifiti shkruhet: “S’po du këmishë nana”.

  Pas dy ditëve të lindjes, Zëri, u bë bebushi më i famshëm në ‘Instagram’, pasi u hapën me dhjetëra profile me emrin e tij në ‘Instagram’, nga fansat e çiftit.

Me sa duket fansat kishin rënë në dashuri nga fotot e para që mami Elita dhe babi Gjiko kishin publikuar menjëherë pas ardhjes në jetë të bebushit të tyre.

Kujtojmë se çifti do të bëhen prindër për herë të dytë. Pas Zërit, ata do të bëhen me një vajzë. Gjinia e bebit u zbulua në një festë të organizuar nga çifti.

(Kosova Sot Online)