“Nuk kam pasur asnjëherë lidhje me ndonjë çikë”, futbollisti shqiptar ende ‘single’

  • G.G /
  • 25 February 2021 - 10:35
“Nuk kam pasur asnjëherë lidhje me ndonjë çikë”, futbollisti shqiptar ende ‘single’

Viti i kaluar ishte mjaft i suksesshëm për Mërgim Vojvodën, i cili u zgjodh futbollisti më i mirë në Kosovë për 2020-tën. Aktualisht Vojvoda është futbollisti i Torinos.

Ai në një intervistë për “Duelin Sportiv” ka thënë se në Torino është pritur shumë mirë.

“Më kanë pritur shumë mirë. Më ka mirëpritur presidenti trajneri dhe gjithë skuadra. Mbi të gjitha këtu kam pasur portierin e Kosovës, Sajmir Ujkani”, ka treguar Vojvoda.

Futbollisti është shprehur se ai, ashtu si e gjithë bota po e ndjen shumë mungesën e tifozëve në stadium si  pasojë e kufizimeve që kanë ardhur prej pandemisë.

Vojvoda, ndër të tjera foli për ndeshjen me Spanjën që Kosova do të zhvillojë në muajin mars, ku deklaroi se edhe në përballje me skudrat tjera të mëdha Kosova ka treguar se di të luaj futboll.

Futbollisti është pyetur dhe për jetën personale, ku ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë lidhje dashurie me ndonjë vajzë dhe momentalisht është “single” dhe ka treguar se nusen e do shqiptare.

“Nuk kam pasur asnjëherë lidhje me ndonjë çikë. Nuk ka rëndësi çfarë stili ka, vetëm se normalisht duhet të jetë shqiptare. Pasi unë jam besimtarë mundësisht të jetë edhe myslimane”, deklaroi Mërgim Vojvoda.

(Kosova Sot Online)