“S’do e shes trupin tim”- “Kukulla Ken” rrëfen se burrat janë të etur për të marrë virgjërinë e saj pas ndërrimit të gjinisë: Dua të jetë magjike dhe e veçantë

  • G.G /
  • 05 March 2021 - 11:09
“S’do e shes trupin tim”- “Kukulla Ken” rrëfen se burrat janë të etur për të marrë virgjërinë e saj pas ndërrimit të gjinisë: Dua të jetë magjike dhe e veçantë

Jessica Alves ka pretenduar se i janë ofruar deri në 15.000 paund nga burra që janë të etur për të marrë virgjërinë e saj, pasi ajo iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e gjinisë.

37-vjeçarja mori një mori ofertash nga meshkujt pasi publikoi në rrjetet sociale një foto nudo.

Megjithatë, ish-ylli i Big Brother në Britani pretendoi se kurrë nuk do e shesë trupin e saj dhe është në kërkim të dashurisë.

“Disa prej meshkujve më ofrojnë para për të marrë virgjërinë time”- tha ajo. “Një prej tyre më ofroi 15.000 paund, por unë kurrë nuk do ta shisja trupin tim, po kërkoj dashurinë dhe jo para.”

Jessica, është njohur më parë si Kukulla Ken, mbrojti modestinë e duke vendosur emoji zjarri mbi gjoksin e saj, si edhe një emoji në pjesët intime, pas operacionit.

Ajo ka thënë më parë për Daily Mail se nuk është lidhur me homoseksualë kur ishte burrë dhe shpreson që pas ndërrimit të gjinisë, të humbasë virgjërinë me një njëri të veçantë.

“Nuk ka pasur kurrë lidhje me një homoseksual sepse kam qenë gjithmonë femër. Unë vishja rrobat e nënës sime dhe vallëzoja nëpër shtëpi. Çështja është që ende nuk e kam gjetur të duhurin. Dua që ajo ditë të jetë magjike dhe e veçantë, kështu që duhet të pres më gjatë dhe do e bëj në momentin që do shfaqet njeriu i duhur,”- tha Jessica.

Ndërkohë që tregoi se ndihej e rilindur pas operacionit gjashtë orë për ndërrimit e seksit në Bangkok, duke thënë se më në fund ndihej vetvetja “pasi lindi në një trup të gabuar”.

(Kosova Sot Online)