Me foton e rrallë nga fëmijëria, Melinda Ademi prek me fjalët për të ëmën e ndjerë

  • G.G /
  • 08 March 2021 - 11:46
Me foton e rrallë nga fëmijëria, Melinda Ademi prek me fjalët për të ëmën e ndjerë

Melinda Ademi zbuloi dy ditë më parë se e ëma ishte ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit. Reperja bëri një dedikim prekës për të ndjerën, ku e përshkruante si gruan më të fortë dhe më të mahnitshme që ka njohur.

“Mami faleminderit shumë që më inkurajove të ndjek karrierën time dhe faleminderit që më mbështete dhe më kuptove. Gjithë jetën time gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte të të bëja krenar dhe e di që ti je krenare për mua. Unë premtoj se do të vazhdoj trashëgiminë tuaj për të qenë gruaja më e fortë dhe më e palodhur, ashtu si ju.”, shkroi ndër të tjera Melinda.

Reperja ka ndarë së fundmi një foto me të ndjerën, së cilës i premton se do ta bëjë krenare gjithmonë. “Mami jem të premtoj me krejt zemrën tem se s’kom me u nal në asnjë moment, dhe kom met bo krenare ma shumë se kaq. Të dua shumë mami.”, shkruan Melinda.

(Kosova Sot Online)