Çiljeta tregon raportin që ka me vjehrrën dhe si i thërret me përkëdheli

  • G.G /
  • 09 March 2021 - 11:45
Çiljeta tregon raportin që ka me vjehrrën dhe si i thërret me përkëdheli

Prej 5 vitesh Çiljeta po shijon lidhjen e bukur të dashurisë me Albanin, një histori që është komentuar shumë në media pavarësisht se çifti është kujdesur ta mbajë sa më private. Çiljeta tashmë ka krijuar një raport të shkëlqyer me nënën e Albanit dhe këtë e ka treguar sot me urimin e bërë për 8 Marsin. Këngëtarja ka publikuar një video ku tregon se vjehrra ose siç e quan ajo “mama numër 2” po gatuan.

Çiljeta madje i ka vënë edhe një emër me përkëdheli. “Muçi”- e thërret ajo teksa nëna e Albanit gatuan e buzëqesh nga kamera.

Sigurisht që një marrëdhënie të tillë me vjehrrën do e donte çdo nuse, por fundja edhe Albani duhet të jetë shumë i lumtur që dy gratë e jetës së tij shkojnë kaq mirë me njëra-tjetrën.

(Kosova Sot Online)