Reper lind nuk bëhesh, si Majk në këtë foto nga fëmijëria që s’duhet humbur!

  • G.G /
  • 09 March 2021 - 12:19
Reper lind nuk bëhesh, si Majk në këtë foto nga fëmijëria që s’duhet humbur!

Majk është një prej emrave më të lakuar të showbiz-it shqiptar, i cili numëron pafund fansa të cilët janë kuriozë të mësojnë me detaje gjithçka lidhur me reperin.

Ai numëron 573 mijë ndjekës në Instagram dhe mundohet të jetë vazhdimisht aktiv për fansat e tij, duke ndarë momente nga puna e përditshmëria e tij.

Së fundmi, Majk ka tërhequr vëmendjen me një foto të vjetër nga fëmijëria, ku tregon se repin e ka pasur në gjak që i vogël.

“Reper që në vitin 1999”- ka shkruar ai krahas pozës ku sytë na mbetën tek portreti i tij, i cili në fakt s’ka ndryshuar shumë.

Majk ka ruajtur po të njëjtat tipare dhe i vetmi dallim është fakti që është burrëruar, mirëpo vumë re edhe një ngjashmëri të madhe të të voglit të tij, Roan.

Për të gjithë ata që duan Majkun e ndjeshëm, që të prek telat e zemrës me zërin dhe tekstet e veçanta të dashurisë kemi një lajm të mirë. Duket se reperi po përgatit rikthimin me një projekt të tillë.

Së fundmi, një kënga e tij në versionin audio po qarkullon në internet. “Veq pë ty” është titulluar ajo nga personat që e kanë publikuar, teksa ende nuk ka një reagim nga reperi. Megjithatë, ne urojmë që ta publikojë së shpejti pasi është një këngë me të vërtetë e bukur.

https://www.youtube.com/watch?v=ZpJbx0Xw4Jw&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)