Kanye West dhe Kim Kardashian nuk flasin më, pavarësisht bashkë-prindërimit

  • G.G /
  • 11 March 2021 - 10:45
Kanye West dhe Kim Kardashian nuk flasin më, pavarësisht bashkë-prindërimit

Kim Kardashian dhe Kanye West nuk flasin më pas divorcit të tyre, pasi reperi ka ndryshuar edhe numrin e tij të telefonit dhe i tha asaj se mund të kontaktojë vetëm përmes sigurimit të tij.

Një burim i tha ekskluzivisht Page Six se Kanye, 43 vjeç, papritmas u shkëput nga Kim, 40 vjeçe, madje edhe para se të bënin kërkesë për divorc.

Por, përkundër armiqësisë, burimi shtoi se dyshja po vazhdojnë të bashkë-prindërojnë, dhe Kanye rregullisht i viziton ata në shtëpi, por kur Kim është jashtë shtëpie.

Burimi tha, "Edhe para se Kim të paraqiste kërkesën për divorc, Kanye ndryshoi numrat e tij dhe tha, 'Ju mund të kontaktoni me mua përmes sigurimit tim. '"

“Ajo largohet nga shtëpia dhe Kanye shkon  rri me fëmijët."

Mediat  zbuluan se Kim dhe Kanye ishin divorcuar në janar. Pas një ndërmjetësimi të fortë, Kim bëri kërkesë për divorc më 19 shkurt.

Çifti kishte luftuar për pronën e tyre në Hidden Hills, por Kim u lejua të mbante pronën si shtëpinë kryesore për fëmijët e tyre.

(Kosova Sot Online)