Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prindër për herë të dytë? Ja detaji që zbuloi sekretin

  • G.G /
  • 16 March 2021 - 10:41
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prindër për herë të dytë? Ja detaji që zbuloi sekretin

Mesa duket familja e dy artistëve të njohur në vend, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të zgjerohet. Së fundmi në rrjet kanë lindur dyshimet e para se mos vallë këngëtarja bukuroshe ëshhtë shtatëzanë për herë të dytë.

Këto aludime erdhën pasi blogerja e njohur Vjosa publikoi një foto në Instagram ku dha lajmin e ëmbël që po pret një bebush. Në këtë postim vihet re urimi që Xhensila i ka bërë mikeshës së saj dhe përgjigja e blogeres nxiti këto dyshime në rrjet.

“Urime edhe ty”, i shkruan blogerja, duke zbuluar kështu shtatzëninë e këngëtares.“Urime zemër”,  shkruan Xhensila në postimin e Vjosës.

Xhensila është mjaft aktive në palestër, gjë që na e dëshmon herë pas herë nëpërmjet postimeve të saj. Së fundmi ajo ka publikuar një video-mesazh që firma sportive “Nike” u dedikon të gjitha nënave që ushtrojnë aktivitet fizik edhe pse janë në një pritje të ëmbël, dhe mund të themi se kjo video na e shtoi dhe më shumë dyshimet.

Megjithatë, dyshja e njohur nuk kanë dhënë akoma asnjë deklaratë për t’iu përgjigjur dyshimeve të ndjekësve.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2018 dyshja u bënë prindër për herë të parë, dhe u bekuan me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

(Kosova Sot Online)