Ganimete Jashanica i mbledh shoqet në zemër të Prishtinës

  • A.P /
  • 16 March 2021 - 20:14
Ganimete Jashanica i mbledh shoqet në zemër të Prishtinës

Ndër këngëtaret që dallohet për këngët që interpreton, padyshim është Ganimete Jashanica, e cila ka vite në skenë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Këngëtarja e njohur Ganimete Jashanica, ka vendosur që t'i hyjë botës së biznesit, duke hapur butikun e saj, të cilin e ka emërtuar "Tiarafashion_kh&Ganimete Jashanica", mu në qendër të Prishtinës.

Me rastin e hapjes, prezente kanë qenë edhe mikeshat e saja/këngëtaret e mirënjohura si: Shkurte Fejza, Vjollca Buqaj, Shyhrete Behluli, Violetë Kukaj, Ganimete Asllani etj.

Ne ju sjellim disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Image
Image
Image

 

Kujtojmë, se shumë gjenerata janë rritur me kënget e Ganimete Jashanices, dhe pavarësisht se muzika shqipe u transformua ndër vite, ajo i qëndroi besnike zhanrit të saj, duke e ruajtur muzikën e bukur shqipe.

(Kosova Sot Online)