'Je mendjemadhe në jetën reale' ja si i përgjigjet ndjekëses Arbana Osmani

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 08:52
'Je mendjemadhe në jetën reale' ja si i përgjigjet ndjekëses Arbana Osmani

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Arbana Osmani u përball me pyetjen e njërit prej tyre, që donte të dinte nëse është e vërtetë që moderatorja në jetën reale është shumë mendjemadhe.

Personi shprehej se kështu i kishin thënë.

Arbana iu përgjigj me një histori.

“ Pak dite me pare, ne nje nga autogrillet buze autostrades kishim ndaluar makinen sepse Edi doli te marre nje kafe. Une isha ne makine me Diellin i cili po flinte. Jashte ishte shume ftohte dhe binte shi. Befas nje vajze troket tek xhami dhe me kerkon te hap deren e makines. I bej me shenje qe po fle djali i vogel dhe nuk e hap dot. Me thote qe do te beje nje foto dhe i them qe nuk mundem ( se do duhej te hapja deren do beja zhurme do futej era e ftohte e Dielli mund te zgjohej te ftohej te qante). Me pak fjale i thashe nuk mundem. Pas disa oresh mora nje mesazh te gjate ne instagram nga vajza qe me thote se sa shume ishte zhgenjyer nga une dhe se si nuk e priste qe vipat te ishin aq ndryshe ne realitet. Ia shpjegova edhe njehere dhe u duk se e kuptoi. Kur eshte fjala per femijet e mi jam “mendjemadhe”, “luftarake”, “egoiste” e plot gjera te tjera si keto. Joni per shembull eshte nje femije qe e e do mamen vetem per vete dhe nuk e ka qejf kur bej foto me njerez ndersa kam dale me te…Por mbi te gjitha jashte kameras jam nje njeri normal, me problemet e perditshme, luhatjet e humorit dhe paranojat e nje njeriu te zakonshëm”, ka rrëfyer Arbana.

(Kosova Sot Online)