E dëshpëruar pas divorcit?! Kim Kardashian nuk ndal së buzëqeshuri para kamerave, tërheq vëmendje me veshjen s*ksi

  • G.G /
  • 24 March 2021 - 10:26
E dëshpëruar pas divorcit?! Kim Kardashian nuk ndal së buzëqeshuri para kamerave, tërheq vëmendje me veshjen s*ksi

Kim Kradashian është shfaqur shumë e lumtur teksa ecte në rrugë, pavarësisht kohës së vështirë që po kalon në jetën personale.

40-vjeçarja , e cila kërkoi divorcin nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West muajin e kaluar, dukej mahnitëse, e veshur me një palë pantallona të ngushta me printe gjarpri, të cilat i theksonin të pasmet bombastike, shkruan “Daily Mail”.

Kim kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri, të cilën e kishte lidhur tek pjesa e belit për ta nxjerrë më shumë në pah atë.

Edhe pse bukuroshja u shfaq e buzëqeshur, nëna e saj tregoi disa ditë më parë, se Kim po kalon një kohë të vështirë, pas divorcit që erdhi mbas 7 vitesh martesë.

Sipas burimeve, ajo është munduar disa herë që t’i bënte gjërat të funksiononin në këtë martesë, por humbi durimin dhe hoqi dorë përfundimisht nga Kanye.

(Kosova Sot Online)