Dafina Zeqiri tregon simptomat që po vuan nga Covid-19

  • 27 March 2021 - 13:29
 Dafina Zeqiri tregon simptomat që po vuan nga Covid-19

Shumë personazhe të njohur janë infektuar me Covid-19 njëri pas tjetrit. E fundit që është prekur nga koronavirusi është këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri. Lajmin e infektimit e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

Dafina ka publikuar një foto selfie dhe përkrah ka shkruar:

“Covidi nuk do që unë të bëj selfie, por shkofsh në djall Covid!”.

Është mësuar se Dafina është karantinuar në shtëpi së bashku me partnerin e saj, Dj Geek. Ashtu siç dukej edhe nga foto thuhet se ata kanë simptoma të lehta të virusit.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në InstaStory një foto ku shkruan:

“Zyrtare… S’mund të ndiej  asgjë”, duke lënë të kuptohet se tanimë si pasojë e infektimin e koronavirus ka humbur dhe nuhatjen.

Kujtojmë se pak kohë më parë Dafina ju nënshtrua dhe një operacioni të vështirë në gju, për të cilin ju deshën gati 5 javë që të rikuperohej. Ajo ndau me ndjekësit në Instagram video nga ky moment i vështirë, teksa të githëve ju tërhoqi vëmendjen Dj Geek që i kishte qëndruar pranë në çdo moment e madje i kishte bërë edhe gjilpërat Dafinës.

Megjithatë as operacioni nuk e ndali artisten që të vinte me një super projekt muzikor. Vetëm pak kohë pas kësaj periudhe të vështirë, Dafina publikoi këngën e shumëpritur “Duro”, që rezultoi një sukses i vërtetë. Kënga u prit shumë mirë nga fansat, për shkak të vetë mesazhit që përcjellë dhe forcës që ju ka dhënë shumë personave për të përballuar situtat e vështira në jetë.

(Kosova Sot Online)