E gjithë vëmendja tek vajza e ditëlindjes! E gjeni dot sa vjeçe mbush Fifi sot?

  • G.G /
  • 31 March 2021 - 10:35
E gjithë vëmendja tek vajza e ditëlindjes! E gjeni dot sa vjeçe mbush Fifi sot?

Fifi është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit. Artistja e njohur brenda një kohe shumë të shkurtër arriti të depërtojë në tregun muzikor shqiptar dhe sot është ndër këngëtaret e preferuara të publikut.

Dita e sotme është e shënuar për këngëtaren, sepse ajo feston ditëlindjen e saj. Fifi bën sot 27 vjeçe dhe mesazhet e urimit për të kanë qenë të shumta nga kolegë, fansa e persona të afërt. Për këtë ditë të veçantë, Fifi ka publikuar një vepër të punuar nga një ndjekës i saj dhe përkrah ka shkruar:

“31.03.1994  31.03.2021”.

Kujtojmë se së fundmi Fifi ka publikuar këngën “Maniak i dhimbjes”, për të cilën bashkëpunoi me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqarin. Kënga është një baladë e ndjerë dashurie dhe brenda një kohe të shkurtër arriti 1 milion klikime në Youtube. Fifi dhe Fationi shfaqen bashkë shumë të afërt në videoklip dhe ky projekt u bë shkak që dyshja të përfliteshin për një lidhje dashurie.

Teksa thashethemet për ta vazhduan të përhapeshin kudo për javë të tëra, Fifi sqaroi disa ditë më parë se Fationin e ka thjesht shok të mirë dhe asgjë më tepër.

“Cfarë e ke Fationin, përveçse pjesëmarrës në videoklip?”, e pyeti dikush nga ndjekësit.

“E kam thjesht shok dhe e falenderoj shumë që ka qenë pjesë e projektit që po nxjerrr. Faleminderit toto.”- është përgjigjur ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=9gNUFBcXvEs&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)