Për një fotografi Brikena dhe Mateo i japin fund lidhjes

  • A.P /
  • 28 May 2026 - 14:02
Për një fotografi Brikena dhe Mateo i japin fund lidhjes

Një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar duket se po kalon një krizë në lidhje. Është fjala për Brikena Selmanin dhe Mateo Borrin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas historisë romantike në “Big Brother VIP 5”, dy ish-banorët kanë ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme. Aludimet kanë nisur pas lëvizjeve të fundit që ata kanë bërë në rrjetet sociale.

 

Dyshja kanë fshirë të gjitha fotografitë dhe postimet e përbashkëta nga profilet e tyre, një veprim që zakonisht nuk kalon pa u vënë re nga fansat.

Menjëherë pas kësaj, Brikena publikoi në “Instastory” një foto me atmosferë melankolike gjatë një udhëtimi me makinë, të shoqëruar vetëm me një emoji zemre të thyer, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë emocionale.

Por jo vetëm kaq, pasi mesa duket dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri as nuk ndiqen më në “Instagram”. Mateo ende nuk ka hequr foton e profilit ku shfaqet me Brikenën, kurse kjo e fundit e ka hequr foton me Borrin.

Image

(Kosova Sot Online)