Xhejlane Godanci ka një vajzë,e braktisi bebe? Ajo sot është rritur, dikur ka qenë këngëtare!

  • G.G /
  • 31 March 2021 - 15:49
Xhejlane Godanci ka një vajzë,e braktisi bebe? Ajo sot është rritur, dikur ka qenë këngëtare!

Xhejlane Godanci është aktorja e njohur e projekteve humoristike të dikurshme, e serialit “Familja Moderne”, e filmave, por mbi të gjitha e teatrit.

Ajo, edhe sot e kësaj dite mbetet shumë e dashur për publikun.

Batutat e rolit të Buqes tek “Familja Moderne”, ende janë hit në shoqërinë tonë.

Të gjithë, përdorim diçka në përditshmërinë tonë nga ajo çfarë thoshte Buqja njëherë e një kohë në “Familje…”.

E kemi parë në dhjetëra shfaqje duke shkëlqyer dhe duke e dhënë më të mirën nga vetja, por pak dimë për jetën private të aktores.

Ndonëse nuk është martuar asnjëherë, thuhet se Xhejlane Godanci e ka një vajzë, e cila tashmë është e rritur, e bile është marrë për një kohë edhe me muzikë. ‘Buqja’ thuhet se e la atë të vogël në shtëpinë e fëmijëve të braktisur.

Vajza, është e adoptuar nga një tjetër familje.

(Kosova Sot Online)