Dafina Zeqiri dhe DJ Geek ndajnë me fansat një çast intim mes tyre

  • G.G /
  • 01 April 2021 - 15:41
Dafina Zeqiri dhe DJ Geek ndajnë me fansat një çast intim mes tyre

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, dhe DJ Geek janë ndër çiftet më të diskutuar në estradë.

Ata shpesh ndajnë me ndjekësit e tyre imazhe të ndryshme nga jeta profesionale, përkatësisht promovimi i projekteve të reja muzikore, por nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet nga përditshmëria.

Së fundmi, çifti kanë ndarë me fansat e tyre në InstaStory një çast intim, të shijuar së bashku në ballkonin e banesës së tyre.

Në fotografi, Geek shfaqet i veshur në pjesën e sipërme, ndërsa merr një përqafim të ngrohtë nga Dafina, e cila dukej mjaft atraktive dhe provokuese në bikini.

“Këtu për pamjen”, ka shkruar Geek në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa i referohet pamjes panorameske në prapavijë, ku shfaqet qyteti i Prishtinës.

E njëjta fotografi më pas është rishpërndarë nga Dafina në InstaStory.

Ndërkohë, sa i përket muzikës, Zeqiri është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Duro”, e cila erdhi si projekt për ndërgjegjësimin për personat që vuajnë nga shëndeti mendor.

(Kosova Sot Online)