Pasi fotografia me Diellin bëri xhiron e rrjetit, Arbana Osmani iu drejtohet të gjithëve me një mesazh

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 14:47
Pasi fotografia me Diellin bëri xhiron e rrjetit, Arbana Osmani iu drejtohet të gjithëve me një mesazh

Ato pak foto që Arbana Osmani ka ndarë në rrjete sociale me të voglin e saj, Diellin, kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave. Këto foto janë pëlyqey shumë, jo vetëm prej faktit se ajo shfaqet shumë rrallë me Diellin (duke qenë se nuk preferon ta ekspozojë shumë), por edhe për shkak se kanë përcjellë një mesazh të rëndësishëm.

Ditën e djeshme moderatorja postoi në Instagram një foto, në të cilën shihej duke ushqyer me qumësht gjiri të voglin. Kjo nuk ishte hera e parë që Arbana bën këtë gjë dhe siç duket këto foto të saj kanë frymëzuar gjithë nënat e reja që të thyejnë tabunë për gjidhëniën në publik.

Sot Arbana ka ndarë fjalët e një nëne të re, që thotë se pasi pa postimin e moderatores vendosi të shpërndante dhe ajo një foto të ngjashme me djalin e saj. Pas kësaj Osmani iu është drejtuar të gjithëve me një mesazh, duke u shprehur se i vjen mirë që po kontribuon në normalizimin e gjidhënies në publik, duke e konsideruar si një nga proceset më të rëndësishme në rritjen e një fëmije.

“Kam marrë me qindra mesazhe nga gra dhe vajza që gjidhënien nuk e kanë shijuar siç duhet për shkak të turpit dhe sikletit publik dhe janë ndjerë të frymëzuara dhe fuqizuara nga foto e publikuara dje me Diellin. Personalisht e kam menduar gjithmonë si një nga proceset më të bukura dhe më natyrale që ekziston dhe edhe pse nuk ka qenë ky qëllimi im, më vjen mirë që kjo foto po shërben për ta normlizuar gjidhënien në publik si një moment të rëndësishëm dhe proces krejt normal në mirë rritjen e një fëmije”, shkruan Osmani.

(Kosova Sot Online)