Me fotot më të bukura dhe fjalët më emocionuese, Kida uron nënën për ditëlindje

  • G.G /
  • 07 prill 2021 - 11:05
Me fotot më të bukura dhe fjalët më emocionuese, Kida uron nënën për ditëlindje

Nëna e Kidës feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja ka zgjedhur që t’i bëjë një dedikim mjaft të ndjerë njeriut të saj të shtrenjtë.

Kida ka publikuar një foto të nëns së saj në InstaStory dhe një tjetër ku shfaqet krah së ëmës e cila për hir të së vërtetës është shumë e bukur dhe duket shumë e re në moshë dhe tani mund ta kuptojmë nga e ka marrë bukurinë këngëtarja.

“Shumë urime ditëlindjen jeta ime, jam më e lumtura në botë që kam një nënë si ti, të dua shumë”, ia uron kështu Kida ditëlindjes së ëmës, të cilën e shoqëron me foton e saj.

Bukuroshja është një nga këngëtaret më të njohura në tregun shqiptar dhe duke qenë se është në një moshë të re, na lejohet të themi se nuk kemi parë asgjë akoma.

Kida, emri i vërtetë i të cilës është Orhidea Latifi, ishte fillimisht pjesë e OnRecords dhe u shkëput prej tyre në janar të 2015, kur i përfundoi edhe kontrata.

Vetëm 23 vjeç, Kida ka arritur ta rendisë emrin e saj në mesin e artisteve më të dëgjuara shqiptare, teksa numëron mbi 1.7 milionë ndjekës në Instagram. Nëse do hedhim një vështrim pas në këto 7 vite të Kidës në muzikë, nuk do gjejmë asnjë skandal, asnjë lajm që nuk lidhet me muzikën e krijimtarinë e saj.

(Kosova Sot Online)