Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan drejt martesës, Keith i bën publikisht propozimin më të ëmbël

  • G.G /
  • 07 April 2021 - 13:46
Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan drejt martesës, Keith i bën publikisht propozimin më të ëmbël

Para pak muajsh Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë.

Duket se ata po e shijojnë mjaft romancën e tyre pasi herë pas herë ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Adriana ka treguar më herët se shkak i lidhjes së tyre është bërë një shoqe dhe pasi dolën disa herë e kuptuan se janë bërë për njëri-tjetrin.

“Ai njihte shoqen time dhe i kishte thënë për mua. Ne dolëm sepse ajo na shtyu të takoheshim dhe për shumë kohë shëtisnim bashkë dhe u njohëm. Aty kuptova sa i pjekur ishte Keith, por nuk pati asgjë më shumë. Pastaj kuptuam që ndjenim për njëri-tjetrin. Unë jam shumë e lumtur dhe për sa kohë do vazhdojë të ketë dashuri, kjo lidhje do të zgjasë. Por nuk shkoj larg me mendimet për të ardhmen pasi po shijoj momentin.”

Duket se gjërat po bëhen serioze mes çiftit dhe së shpejti mund t’i shohim të martuar.

Vëmendjen e ka marrë një koment i futbollistit në foton e Adrianës, ku i bën emojin e një unaze propozimi.

“PO”-i është përgjigjur menjëherë Adriana, ndërsa në rrjet kanë nisur menjëherë aludimet.

(Kosova Sot Online)