U dënua në mungesë me 6 vite burg, Prokuroria e Kukësit merr vendimin e papritur për Fjolla Morinën

  • G.G /
  • 21 April 2021 - 10:06
U dënua në mungesë me 6 vite burg, Prokuroria e Kukësit merr vendimin e papritur për Fjolla Morinën

Në fillim të muajit mars, Gjykata e Kukësit riktheu në burg Fjolla Morinën, të paktën me letra.

Trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se këngëtarja shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur.

Ndryshimi i masës së sigurisë u bë në mungesë të këngëtares.

Së fundmi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel.

Kujtojmë se që nga janari Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare, pasi këngëtarja theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj. Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.

Mirëpo pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë shqipatare, Fjolla ka gjetur mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur janë martuar në Dubai, ndërkohë që Fjolla ka qenë në kërkim nga policia.

(Kosova Sot Online)