Konfirmuan lidhjen, Melisa shkruan fjalët më të bukura për Andin

  • E.K /
  • 01 May 2021 - 14:27
Konfirmuan lidhjen, Melisa shkruan fjalët më të bukura për Andin

Vetëm një ditë më parë Melisa e “Përputhen” publikoi këngën e saj të dytë, të titulluar “Leje”.

Videoklipi i ri konfirmoi më në fund lidhjen e saj me Andin, i cili ishte protagonist në klip.

Në një kohë të shkurtër “Leje” ka marrë një milion shikime në Youtube.

Këtë e ka treguar Melisa me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqet pranë Andit.

Për herë të parë ajo ka folur për lidhjen e saj me ish-konkurrentin e “Përputhen”. Melisa shprehet se Andi është e gjithë bota për të.

“Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin se tani mund t’i tregoj botës sa shumë të dua. Oh prit, ndoshta vetëm për këngën sepse ti je bota për mua”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)