David Dreshaj publikon këngën e re 'Ta fala'

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 11:09
David Dreshaj publikon këngën e re 'Ta fala'

Ylli atraktiv shqiptar sapo ka ardhur me këngën më të re. E kemi fjalën për David Dreshaj, i cili sapo ka sjellë "Të fala" një super projekt duke paralajmëruar me plot ritëm verën e nxehtë.

Kënga që në orët e para ka nisur të pritet mjaft mirë duke qenë një super hit i rradhës nga djaloshi me plot stil e zë të veçantë. Por klipi vjen me një tjetër dimension pasi vetë ylli i muzikës shqiptar ka menduar për çdo detaj dhe mësojmë që është realizuar nga Imagine Films.

Kënga është punuar në studion e PandaMusic me Tonic, Denk dhe DjBanz e Fatjon Miftari. Nëse kemi pritur me kureshtje ja ku e kemi tashmë projektin e bukur muzikor nga talenti David Dreshaj.

(Kosova Sot Online)