Pas dhjetë vitesh të ndarë, kënga i bëri sërish bashkë! Soni flet si rrallëherë për marrëdhënien me Florin

  • G.G /
  • 04 maj 2021 - 11:20
Pas dhjetë vitesh të ndarë, kënga i bëri sërish bashkë! Soni flet si rrallëherë për marrëdhënien me Florin

“Versioni im” është kënga që solli në vëmendjen e publikut këngëtaren Soni Malaj. Kjo e fundit gjatë intervistës në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi theksoi se askush nuk e dinte që do merrte pjesë në Kënga Magjike. Bashkëpunimi me Flori Mumajesin është përfolur shumë, pasi ata rikthehen pas 10 vitesh. Soni tha se e vlerësonte jashtëzakonisht shumë gjithë punën dhe vëmendjen profesioanle të Florit në këtë moment të vështirë të jetës së tij, pasi ka humbur njërin nga prindërit. Ndër të tjera theksoi se gjatë kësaj kohe kanë qenë miq pavarësisht se nuk e kanë bërë publike.

“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur”.

Çudia më e madhe me këngëtaren e mirënjohur është vëmendja që Timbaland ka kushtuar ndaj saj. Ermali tha se ishin bashkë kur artisti botëror ndoqi Sonin dhe pëlqeu fotot e saj. Askush nga të dy nuk e besonte dot. Soni theksoi se ishte shumë e kënaqur pasi e kishte idhull dhe dëgjonte vetëm këgët e tij.

“Nuk kam fjetur në fakt atë natë. E ke parasysh kur ti adhuron një person për 20 vite që ka nxjerrë artistë të mrekullueshëm, ka bërë inovacion muzikën moderne. Është e gjitha friendly në social media, shkëmbyem edhe mesazhe profesionale”.

(Kosova Sot Online)