Vazhdon të ketë ende shqetësime, Demi Lovato rrëfehet për çrregullimet me të ngrënit

  • E.K /
  • 07 May 2021 - 08:35
Vazhdon të ketë ende shqetësime, Demi Lovato rrëfehet për çrregullimet me të ngrënit

Çrregullimet me të ngrënit kanë qenë një shqetësim prej kohësh për Demi Lovaton dhe përmirësimi për të kërkon shumë kohë. Këngëtarja ka rrëfyer së fundmi sfidën e saj të përditshme me këtë problem, që është mjaft shqetësues për të e shumë të rinj.

Këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto të saj me një filxhan, të cilin ajo e ka blerë disa vite më parë dhe që përshkruan betejën e saj me imazhin e trupit. Filxhani lexon “Unë vlej” dhe Demi ka dhënë një mesazh shumë të vlefshëm për të gjithë.

“Unë vazhdoj ende të kem probleme. Çdo ditë. Ka disa periudha kur i harroj problemet me ushqimin dhe herë të tjera kur është e vetmja gjë për të cilën mendoj. Akoma. Por kështu është rikuperimi nga çrregullimet e të ngrënit për disa njerëz dhe unë shpresoj ende se një ditë nuk do të mendoj më për këtë gjë. Tashmë filxhani im më kujton se unë vlej dhe sot unë e besoj këtë gjë”, u shpreh Demi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)

(Kosova Sot Online)