Në krye të të gjithëve! Albumi më i ri Bebe Rexhës në listën e më të mirëve, lë pas emrat më të njohur të muzikës

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 12:24
Në krye të të gjithëve! Albumi më i ri Bebe Rexhës në listën e më të mirëve, lë pas emrat më të njohur të muzikës

Në datën 7 maj, Bebe Rexha publikoi albumin më të ri muzikor. Ky është albumi i saj i dytë gjatë jetës profesionale, i cili mban titull “Better Mistakes”, që në shqip do të thotë “Gabime më të mira”. Ai përmban gjithsej 13 këngë, dhe tanimë mund të shijohet në të gjitha platformat muzikore në botë.

Aktualisht, “Better Mistakes” kryeson listën e 10 albumeve më të mira, në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, “Spotify”. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë “Spotify”, nëpërmjet një postimi në Instagram me 10 albumet më të mira, ku vihet re se artistja shqiptare është në krye të saj duke lënë pas emrat të famshëm të botës së muzikës.

Më pas, Rexha e ndau me ndjekësit e saj në InstaStory këtë fakt, duke i falenderuar fansat për suksesin që ka arritur.

Këngët e “Better Mistakes” kanë kryesisht tema të shëndetit mendor, pasi edhe artistja shqiptare ka pranuar se vuan nga probleme të tilla, si ai i çrregullimit bipolar.  Kjo është dhe arsyeja pse Rexha zgjodhi që albumin ta publikonte në muajin maj, i cilinjihet në të gjithë botën si muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor.

“Better Mistakes” ka arritur sukses të menjëhershëm dhe deri më tani ka arritur të renditet albumi i parë në disa shtete si: Greqia, Finlanda dhe Izraeli.

Ju njohim me këngët e këtij albumi:

“Break My Heart Myself” (bashkëpunim me Travis Barker)

“Sabotage”

“Trust Fall”

“Better Mistakes”

“Sacrifice”

“My Dear Love” (bashkëpunim me Ty Dolla Sign dhe Trevor Daniel

“Die for a Man” (bashkëpunim me Lil Uzi Vert)

“Baby, I’m Jealous” (bashkëpunim me Doja Cat)

“On the Go” (bashkëpunim me Pink Sëeats dhe Lunay)

“Death Roë”

“Empty”

“Amore” (bashkëpunim me Rick Ross)

“Mama”

(Kosova Sot Online)