Tuna fillon të zbulojë ato që na ka mbajtur fshehur. Videoja e gjinisë së bebit nuk duhet humbur

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 08:09
Tuna fillon të zbulojë ato që na ka mbajtur fshehur. Videoja e gjinisë së bebit nuk duhet humbur

Për 9 muaj, Tuna ka qenë aq diskrete sa e ka mbajtur të fshehtë që do të bëhej nënë për herë të dytë, lajm të cilin e bëri të ditur vetë dy ditë më parë duke treguar se ka sjellë në jetë një djalë.

Lajmin e konfirmoi edhe Patrisi duke hedhur poshtë pas kaq kohësh lajmet që qarkullonin për ndarje. Gjatë kohës që ishte larg syrit të publikut e rrjeteve sociale, Tuna organizoi një festë gjigante për zbulimin e gjinisë së bebit.

Të ftuar kanë qenë vetëm njerëzit e saj më të afërt dhe besnikë, që ia ruajtën sekretin për 9 muaj.
Këngëtarja ka publikuar sot pamjet nga festa, ku shfaqet një avion që fluturon ndërsa Tuna dhe Tian presin me padurim zbulimin e gjinisë së bebit. Këngëtarja duket shumë e lumtur kur tregon se do të bëhet nënë e një djali, të cilit i vendosi emrin Zen.

(Kosova Sot Online)