Reagoi ndaj sulmeve mes Izraelit dhe Palestinës, ndjekësit sulmojnë Rihannën

  • A.P /
  • 16 May 2021 - 08:59
Reagoi ndaj sulmeve mes Izraelit dhe Palestinës, ndjekësit sulmojnë Rihannën

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Gaza, ndërsa Palestina i është përgjigjur duke hedhur raketa. Teksa luftimet kanë hyrë në ditën e gjashtë, duket se situata vetëm po agravohet.

Ndërkohë, shumë figura të njohura botërisht mbajtën një qëndrim lidhur me këtë konflikt, ndërsa të tjerë e injoruan tërësisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

 

Nga ana tjetër, Rihanna përmes një shkrimi në rrjete sociale mbajti një qëndrim neutral dhe kjo ishte ajo që irritoi mjaft njerëz në rrjetet sociale.

“Po më thyhet zemra me dhunën që po shoh mes Izraelit dhe Palestinës. Nuk e shoh dot! Fëmijë të pafajshëm izraelitë dhe palestinezë po fshihen në streha kundër bombave, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën vetëm në Gaza, 13 prej të cilëve ishin fëmijë të pafajshëm! Duhet të ketë një lloj zgjidhjeje! Po shohim se si njerëz të pafajshëm po bien pre e nocioneve të ekstremistëve dhe qeverisë dhe ky cikël duhet të thyhet!” , shkroi Rihanna në rrjetet sociale.

Ja disa nga komentet e njerëzve që reaguan ashpër ndaj reagimit të Rihannës ndaj konfliktit Izrael-Palestinë.

“Jo, nëse je pro humanizmit, duhet të jesh pro Palestinës.”

“Të famshmit që tregojnë se janë ‘neutralë’: Boll aktivizëm për sot!”

“Ndryshova mendje Rihanna, mund ta mbash albumin që do nxirrje.”

(Kosova Sot Online)