Rita me dedikim emocional për prindërit

  • G.G /
  • 19 May 2021 - 11:20
Rita me dedikim emocional për prindërit

Këngëtarja Rita Ora ka bërë një postim dedikuar prindërve të saj, shkruan Syri.net Kosova.

Rita në 30 vjetorin e martësës së prindërve i ka dedikuar një shkrim emocional atyre. Ajo i ka falënderuar të dytë që i treguan se dashuria dhe ëndërrat egzistojnë.

Bukuroshja ka shkruar se ndjehet me fat që i ka në jetën e saj, derisa ka publikuar edhe një mori imazhe të prindërve ndër vite.

“Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që ju e bëni dhe se ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam si model në jetën time , ashtu edhe si besimtarë te vërtetë të dashurisë që më mësuan se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë”, ka shkruar Rita krahas fotove.

(Kosova Sot Online)