Djaloshi në foto sot është një ndër artistët më të njohur shqiptarë

  • G.G /
  • 19 May 2021 - 13:37
Djaloshi në foto sot është një ndër artistët më të njohur shqiptarë

Getinjo ka gati një dekadë që është pjesë e industrisë muzikore dhe thuajse çdo këngë e tij është kthyer në hit. Reperi ka nisur karrierën në një moshë shumë të re, kur hip hopi ishte në fazat e para në Shqipëri. Së fundmi , ai është bërë nostalgjik dhe ka hapur arkivat duke publikuar pamje të rralla nga fëmijëria e tij.

Reperi ka befasuar fansat me një foto të realizuar në vitin 2000, ku shihet mjaft i buzëqeshur.

“Happy kid & sad world”, ka shkruar artisti krahas fotos.

Një pjesë e madhe e njerëzve nuk e mbajnë mend Getinjon në hapat e parë të muzikës, ndaj ai ua ka kujtuar të gjithëve më herët përmes disa postimeve në rrjete sociale.

Getinjo ka publikuar një freestyle që ka bërë në vitin 2011, kur ai nuk kishte marrë ende famën që ka sot. Reperi duket shumë ndryshe nga sot, pa tatuazhet që ka në fytyrë, por talenti i tij ka qenë i dukshëm që në atë kohë.

Më pas ai ka publikuar këngën “Ajo”, që është publikuar në po të njëjtin vit dhe që ka arritur 2 milionë shikime në “Youtube”, edhe pse Getinjo nuk e ka shpërndarë në asnjë platformë për promovim.

Image

“2 milionë domethënë s’kam pas as Instagram në këtë kohë. Messenger e kam shpërndarë këngën”, ka shkruar Getinjo përkrah videos.

(Kosova Sot Online)