Katy Perry dhe Orlando janë martuar fshehurazi, miku i ngushtë zbulon sekretin

  • E.K /
  • 22 May 2021 - 11:51
Katy Perry dhe Orlando janë martuar fshehurazi, miku i ngushtë zbulon sekretin

Në dhjetor të 2019-ës Orlando Boom i propozoi për martesë Katy Perry-t, por si pasojë e pandemisë së Covid-19, ceremonia u shty dy herë. Ndërkohë janë kthyer sërish thashethemet për një martesë të mundshme sekrete gjatë karantinës, pas një deklarate të mikut të dyshes, Bobby Bones.

Kujtojmë se po ashtu në muajin mars, u përfol për një gjë të tillë kur Katy Perry u shfaq në shfaqjen ” American Idol ” me një unazë martesë në gishtin e saj. Dyshimet për këtë nisën nga unaza e martesës në gishtin e këngëtares, teksa ajo u shfaq me partnerin në Hawai. Si Perry, 36 vjeçe, dhe Bloom, 44 vjeç, u panë me kapele bejsbolli. Perry gjithashtu ishte e mbuluar me një maskë fytyre ndërsa Bloom mbante një shall në qafë.

Së fundmi, gjatë një interviste bashkëpunëtori i këngëtares i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit dhe ka folur për martesën e tyre të fshehtë.

“Ishte një martesë e vogël. Kjo është ndoshta arsyeja pse nuk kam marrë një ftesë.”, tha ai.

Megjithatë, çifti nuk kanë konfirmuar ose mohuar ende asgjë.

Kujtojmë se Orlando dhe këngëtarja mirëpritën vajzën e tyre të parë, Daisy Bloom në mes të vitit 2020.  Më herët, ish gruaja e Orlando, Miranda Kerr, ka treguar publikisht se i mbështet ata.

(Kosova Sot Online)