Keni parë kështu? Tayna sapo bëri për vete edhe Nicki Minaj, prisni të shihni reagimin e saj!

  • 27 May 2021 - 12:07
Keni parë kështu? Tayna sapo bëri për vete edhe Nicki Minaj, prisni të shihni reagimin e saj!

Brenda një kohe shumë të shkurtër Tayna u shndërrua në reperen më të famshme brenda trojeve shqiptare dhe sot numëron miliona fansa.

Ajo i ngjiti shpejt shkallët e karrierës së saj dhe tashmë po shijon “majën”, teksa numëron hite në repertorin e saj. Tayna është një ndër reperet më të përfolura dhe ka bërë për vete të gjithë shqiptarët, por jo vetëm!

Ajo ka tërhequr edhe vëmendjen e reperes me famë botërore, Nicki Minaj. Një faqe në Instagram ka shpërndarë videon e Taynës duke kënduar këngën e Nicki-t dhe kjo e fundit jo vetëm që i ka bërë like, por edhe ka komentuar emoji me sytë me zemra.

Sigurisht, kjo nuk i ka shpëtuar Taynës e cila është gëzuar pamasë nga komenti. Madje, e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.

Kaq shumë është folur lart e poshtë dhe më në fund duket se po bëhet realitet! Tayna do të bashkojë forcat me reperin e njohur Azet.

Të paktën këtë na lë të kuptojmë postimi i fundit i menaxherit të saj Rinor Hykolli në Instagram.

Ai ka ripostuar një video nga fansat e reperes ku shkruhej se së shpejti të dy artistët po bashkojnë forcat për një bashkëpunim mes tyre.

E marrim me mend që tani ç’bombë ka për të qenë!

Kujtojmë se për disa ditë me radhë, Tayna ishte me pushime në Maldive me një grup shoqëror. Reperja ka publikuar në rrjete sociale foto të ndryshime gjatë kësaj periudhe, në të cilat dukej në formën më perfekte të mundshme.

(Kosova Sot Online)