Pasi u padit nga shtatë ish-punonjës për mospagimin e pagave, Kim Kardashian reagon për herë të parë dhe zbulon se…

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 12:12
Pasi u padit nga shtatë ish-punonjës për mospagimin e pagave, Kim Kardashian reagon për herë të parë dhe zbulon se…

Shtatë ish-punonjës të Kim Kardashian që mirëmbanin rezidencën e saj prej 60 milion dollarësh, ngritën padi ndaj 40-vjeçares, duke pretenduar se nuk ishin paguar për punën e tyre.

Andrew Ramirez, vëllai i tij, Christopher Ramirez dhe djali, Andrew Ramirez Jr, së bashku me Aron Cabrea, Rene Ernesto Flores, Jesse Fernandez dhe Robert Araiza e paditën Kim për paga të papaguara dhe për kohën shtesë në punë, raporton “The Guardian”.

Por, Kim ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve dhe ka sqaruar një herë e mirë të gjithë rrjetin.

“Këta punëtorë u punësuan dhe u paguan përmes një shitësi të palëve të treta të punësuar nga Kim për të siguruar shërbime të vazhdueshme. Kim nuk është palë në marrëveshjen e bërë midis shitësit dhe punëtorëve të tyre, prandaj ajo nuk është përgjegjëse për mënyrën se si shitësi menaxhon biznesin dhe marrëveshjet që kanë bërë direkt me stafin e tyre,”- thanë ndër të tjera përfaqësuesit e saj në një deklaratë.

“Absolutisht, unë i respektoj njerëzit për kohën e tyre dhe punën dhe fatkeqësisht këta punonjës po padisin njeriun e gabuar. Unë kam paguar palën shitëse dhe ishte detyrë e tyre që të paguan stafin e tyre. Shpresoj që ata ta zgjidhin këtë çështje sa më parë”, shkroi Kim në një postim në Instastory.

(Kosova Sot Online)