Çfarë djali! Shpat Kasapi i bën dhuratën më të bukur të jetës partneres së tij

  • G.G /
  • 05 June 2021 - 10:00
Çfarë djali! Shpat Kasapi i bën dhuratën më të bukur të jetës partneres së tij

Shpat Kasapi po jeton prej kohësh një histori të bukur dashurie me bukuroshen brune, Selvijën. Tashmë marrëdhënia e tyre është konsoliduar e madje ata kanë bërë kurorëzimin fetar.

Duke qenë se Shpati ka gati 20 vite që është pjesë e tregut muzikor shqiptar, ai ka vendosur që repertorit të tij t’i shtojë një këngë shumë të ndjerë. Këngëtari ka zbuluar se këngën e tij më të fundit “Mbretëresha Ime”, ia ka dedikuar pikërisht partneres së jetës, Selvijes.

Ditën e sotme ai prezantoi këngën e re në emisionin dhe tregoi se për këtë projekt të ri u frymëzua nga dashuria e madhe për Selvijen.

“Është dedikim për Selvijen dhe ky frymëzim më erdhi nga dashuria për të. Selvijes i pëlqeu. Në fillim fansat kanë pasur një pikëpyetje nëse vajza në klip do ishte Selvija dhe unë ua lashë surprizë. Si përfundim doli një vajzë tjetër dhe Selvija më tha unë do kem hapësira më të mira ndoshta”, tregoi Shpati, teksa shtoi se kënga ka 3 muaj që po punohet.

Ndër të tjera Shpati foli për planet e dasmës, që sipas tij mund të organizohet së shpejti dhe do të jetë mes modernes e tradicionales.

Kujtojmë se së fundmi u përfol se Selvija dhe Shpati mund të bëheshin prindër për herë të parë. Shkak për këto aludime u bë një foto e Selvijes, e cila u pa në repartin e gjinekologjisë. Mirëpo në një prononcim për “Iconstyle.al” ajo tha se në repartin e gjinekologjisë ishte për një kontroll rutinë. Selvija i hodhi poshtë këto aludime duke shtuar se për momentin nuk është shtatzënë, por dëshira për të pasur një fëmijë është shumë e madhe nga ana e çiftit.

(Kosova Sot Online)