Paris Hilton gati për t'u martuar!

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 19:37
Paris Hilton gati për t'u martuar!

Paris, njihet në gjithë botën megjithatë dasma e  saj do jetë ndryshe.

Paris Hilton, po planifikon festën më të madhe të jetës së saj – dasmën me sipërmarrësin Carter Reum.

Duke folur me revistën ‘People’, nëna e Parisit, Kathy Hilton, zbuloi se do të ndihmojë vajzën e saj të planifikojë dasmën të cilën ajo e përshkroi si të bukur dhe klasike.

“Unë do të merrem me dasmën, unë do të ulem dhe të flas me të dhe varet se në cilin muaj e bëjmë. Por do të jetë e bukur dhe klasike”, tha nëna e Hilton.

Ndërsa, Parisi mund të jetë një emër familjar, shoqëror dhe DJ, Kathy këmbëngul se vajza e saj është shumë më e thjeshtë se sa bota mund ta perceptojë atë të jetë.

(Kosova Sot Online)