Katy Perry dhe Orlando Bloom për pushime në Venecia

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 16:01
Katy Perry dhe Orlando Bloom për pushime në Venecia

Çifti aktualisht janë duke shijuar një pushim në Venecia me familjen e tyre të ngushtë në hotelin mahnitës Aman.

5,000 deri [4,300] euro për një natë në apartament, çifti i famshëm nuk kursen aspak shpenzime.

‘Aman’, ndodhet në një nga tetë pallatet monumentale të Venecias në Kanalin e Madh – Palazzo Papadopoli i shekullit të 16-të.

I njohur si një nga vendet më të dalluara pranë bregut të detit, hoteli ofron pamje mbi lagunën aty pranë dhe Kanalin e Madh të famshëm të qytetit, i cili kalon përmes zemrës së Venecias.

Hoteli krenohet me ‘festimin e pasurisë dhe rehati’ dhe ‘mishëron gjithçka që është e kushtueshme dhe e ndjeshme për La Serenissima’.

Akomodimi ofron një larmi të apartamenteve, dhe dhomave palazo, secili mburret me dekor unik, por në të gjithë hotelin do të gjeni vepra arti, ambiente të brendshme bashkëkohore Jean-Michel Gathy dhe kopshte private – një gjë e rrallë në Venecia.

Të ashtuquajturat, Dhoma dhe Dhomat e Nënshkrimit shfaqin vepra nga një numër artistësh më të mëdhenj të Italisë – përfshirë arkitektin e shekullit të 16-të Sansovino dhe piktorin e shekullit të 18-të Tiepolo.

Image

(Kosova Sot Online)